Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesit, të cilët vandalizuan një qendër tregtare pranë Parlamentit duke i thyer xhamat. Ndërhyrja e efektivëve solli reagimin e menjëhershëm të protestuesve të cilët qëlluan me gurë dhe molotov në drejtim të efektivëve. Me gjithë ndërhyrjen e policisë protestuesit kanë vijuar të ndezin molotov dhe flakadanë zonën rreth Parlamentit, përfshirë kalanë e Tiranës. Më herë protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private.
