Lajme Zone
Forcat e Armatosura në terren kundër zjarreve në Lurë dhe në Malin e Dajtit
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Forcat e Armatosura në terren kundër zjarreve në Lurë dhe në Malin e Dajtit

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, duke kontribuar në shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, duke kontribuar në shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në Facebook, ku informon se në operacionet e ndërhyrjes janë angazhuar dhjetëra efektivë, mjete dhe mjete ajrore.

Në Lurë të Dibrës, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë “Air Tractor” dhe një automjet zjarrfikës i FA-së, po vijojnë operacionin për përballimin e flakëve. Sipas ministrit, aktualisht banesat nuk janë të rrezikuara. Ndërkohë, në Malin e Dajtit janë angazhuar 50 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë, sipas autoriteteve, zonat e banuara nuk paraqiten nën rrezik.

Vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe vijon të monitorohet nga ekipet në terren.

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në vijën e parë të operacioneve për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Forcat e Armatosura