Lajme Zone
“Duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të rregullohen semaforët tek ish-Shqiponja?”
KulturëJOQ Albania

“Duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të rregullohen semaforët tek ish-Shqiponja?”

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar nga Tirana, i cili ngre alarmin për situatën e trafikut te ish-sheshi Shqiponja, një nga nyjet më të rëndësishme rrugore të kryeqytetit.

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar nga Tirana, i cili ngre alarmin për situatën e trafikut te ish-sheshi Shqiponja, një nga nyjet më të rëndësishme rrugore të kryeqytetit.

Sipas qytetarit, semaforët në këtë zonë nuk funksionojnë, duke krijuar konfuzion dhe kaos në qarkullim, veçanërisht në oraret kur fluksi i automjeteve është më i lartë.

Ai thekson se kjo pikë lidh hyrjen e Tiranës me disa prej akseve më të ngarkuara të qytetit dhe se mungesa e funksionimit të sinjalistikës rrugore po e kthen zonën në një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

“Shoferët janë të hutuar, ndërsa këmbësorët rrezikojnë jetën çdo sekondë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ndërhyrja e policisë rrugore shpesh mungon ose nuk mjafton për të menaxhuar këtë çmenduri”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Sipas tij, situata bëhet edhe më problematike për shkak të numrit të madh të automjeteve që përshkojnë çdo ditë këtë nyje, ndërsa mungesa e semaforëve funksionalë mund të krijojë premisa për aksidente.

Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të rikthejnë funksionimin normal të semaforëve, përpara se situata të ketë pasoja më të rënda.

“Ju lutem bëjeni publike që të marrin masa institucionet përgjegjëse para se të ndodhë ndonjë tragjedi”, përfn ai.

JOQ Albania publikon denoncimin e qytetarit dhe u kërkon institucioneve përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)