Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, por këtë herë jo me ‘sofrën’ para godinës në qeverisë. Ai ka ndarë link-un e platformës së re, folmekm.al, të cilën e prezantoi të premten. “Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan ai në rrjetet sociale. LEXO edhe...Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër? Në platformë mund të drejtohen pyetje, kritika, shqetësime, apo edhe të ngrihen propozime. Komunikimi, veç kryeministrit, mund të kryhet anëtarë të tjerë të qeverisë apo të grupit parlamentar. “Fol me kryeministrin” parashikon ruajtjen e konfidencialitetit të përdoruesve, duke mos bërë publik identitetin e tyre pa pëlqim, si dhe publikimin periodik të një përmbledhjeje mbi temat e ngritura, përgjigjet e dhëna dhe hapat e ndërmarrë. Hyrja në këtë platformë online kërkon identifikimin e përdoruesit përmes portalit e-Albania. Mesazhet do të shqyrtohen dhe, në varësi të natyrës së tyre, çështjet me interes të gjerë do të marrin përgjigje publike nga Kryeministri, ndërsa problematikat individuale do t'u përcillen institucioneve përgjegjëse për trajtim dhe përgjigje private. P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 18.3% Asnjërin 32.3% Vota total: 1737 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
