Pas pak më shumë se 2 javësh nga prezantimi, platforma folmekm.al regjistron 1,912 dialogë me qytetarët që kanë adresuar shqetësimet e mendimet e tyre. Nga këta, 1,727 dialogë ose 90.4% e totalit, kanë marrë përgjigje, kurse 573 janë në pritje. 310 dialogë janë hapur në ditët e fundit. Qytetarët kanë dërguar 3,804 mesazhe, shifër ku përfshihen edhe pyetjet pasuese nga i njëjti person. LEXO EDHE:Përjashtimi/ Plarent Ndreca i përgjigjet Ramës: E ktheve PS në Kongresin e PPSH, anashkalove statutin, çfarë shkelje kam bërë? S’kam emëruar e shkarkuar asnjë në bashki 133 raste regjistrohen jashtë afatit që kanë kaluar afatin 5-ditor të përcaktuar nga sistemi, ku ka edhe procese që kërkojnë një periudhë më të gjatë kohe. Këto të fundit mbeten prioritet, ashtu si edhe përgjigjet më të përshpejtuara. Komunikimi i qytetarëve ndahet në kërkesa - 46%; zëri i qytetarit – 42%; shërbime dhe mirëqenie - 35% dhe punë e pronë - 23%. Përqindja më e lartë e kërkesave përqendrohet te denoncimet, problemet me legalizimet dhe kadastrën, si dhe propozime politikash. Tirana, Durrësi dhe Vlora janë qytetet me më shumë komunikime, ndërsa 10% vijnë nga diaspora. Platforma vijon të ketë aktivitet të lartë. Prioritet mbetet përshpejtimi i përgjigjeve dhe trajtimi i rasteve jashtë afatit. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: edi rama fol me kryeministrin Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.4% Protesta 22.5% Asnjëra 6% Vota total: 2220 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

