Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

FMN me parashikim optimist për Shqipërinë: Rritja ekonomike 3,5% këtë vit, 3,2% në 2027! Ekonomia globale vijon rritjen, por rreziqet mbeten të larta


Mes pasigurive dhe inflacionit në rritje Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rishikuar në rritje projeksionin për zgjerimin ekonomik të Shqipërisë. Në raportin e fundit FMN thotë se ekonomia këtë vit rritet me 3.5%, dhe ngadalësohet në 3.2% vitin e ardhshëm.

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.5% për këtë viti. ky është parashikimi i publikuar këtë të martë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili është më optimist se projeksioni i janarit për një rritje prej 3.4%. Megjithatë pavarësisht optimizmit, ritmi i rritjes këtë vit është ngadalësuar në krahasim me vjet kur ekonomia u rrit me 3.7% thotë FMN. Për shkak të pasigurive që ka shkaktuar lufta në Iran, e cila është përcjellë në shtrenjtim të hidrokarbureve, energjisë apo ushqimeve, vitin e ardhshëm ekonomia parashikohet të ngadalësojë hapin, më një rritje 3.2% sipas FMN-së. Për këtë vit Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë të njëjtën normë rritje, ndërsa për 2027-ën parashikohet që Serbia të kalojë në vend të parë me rritje 4%, ndjekur nga Kosova 3.6% e më pas Shqipëria. LEXO EDHE:Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë RRITJA EKONOMIKE NË BALLKAN 2026 2027Shqipëria 3.5% 3.2%RMV 3.5% 3.2%Kosova 3.5% 3.6%Serbia 3.3% 4%Bosnje 2.3% 2.6% Në raportin “Perspektiva ekonomike botërore” FMN thekson se ekonomia globale mbetet e qëndrueshme, por ruajtja e kësaj qëndrueshmërie po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, për shkak të inflacionit të lartë. Prioriteti thotë FMN duhet të jetë tek ruajtja e stabilitetit fiskal, forcimi i sigurisë energjetike, përmirësimi i gatishmërisë për inteligjencën artificiale dhe mbajtja e hapur e kanaleve të tregtisë. Ndërkohë në Bangkok të Tajlandës po zhvillohen mbledhjet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku marrin pjesë drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, guvernatorë të bankave qendrore, ministra të financave dhe përfaqësues të vendeve anëtare, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe sfidat aktuale. Kliko këtu për të lexuar raportin e FMN-së U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: fmn rritja ekonomike Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Tetor, 19:56

Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 69.4% Nuk e di 4.6% Vota total: 1098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?