Lajme Zone
Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Pas pretendimeve që qarkulluan gjatë ditës, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se nuk ka pasur shtim apo reduktim të fluturimeve nga dhe drejt Tel Avivit.

Pas pretendimeve dhe teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një sqarim zyrtar, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në programin e fluturimeve me Izraelin. Sipas aeroportit, fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit po kryhen sipas orareve të planifikuara, pa shtim apo reduktim të frekuencave. “Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit”, thuhet në njoftim. LEXO EDHE:Protesta në Tiranë, 11 të lënduar mes tyre 3 të mitur! Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e fundit Aeroporti sqaron se dy fluturimet e ditës së sotme janë pjesë e programit veror, i cili vijon deri në fund të tetorit. Gjatë këtij sezoni, tri kompani ajrore operojnë në këtë linjë me një mesatare prej 22 deri në 24 fluturimesh në javë. Ndërsa për sezonin dimëror 2026–2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar dy fluturime në javë. Aeroporti thekson gjithashtu se kompanitë që operojnë në këto linja bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej kohësh sjellin turistë në Shqipëri. Për informacion mbi oraret dhe statusin e fluturimeve, pasagjerëve u kërkohet të konsultojnë faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe kanalet zyrtare të kompanive ajrore. Reagimi vjen pasi ditën e sotme në rrjete sociale shpërthyen teori konspirative për një shtim të pazakontë të fluturimeve nga Izraeli këtë të premte, ndërkohë që në kryeqytet mbahet protesta kundër qeverisë. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: rinas Izrael protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.8% Jo 78.8% Disi 3.5% Vota total: 2653 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?