Lajme Zone
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës/ Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës/ Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

“Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë”, shkruan Hoxha. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t’i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg – Tiranë përmes fluturimeve direkte. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet