Lajme Zone
SportABC News Albania

Flukset turistike, Shqipëria e para në rajon/ BB: U rritën me 7 përqind në pjesën e parë të vitit

Banka Botërore ka vlerësuar ndikimin e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare. Në  një raport ku analizohen ekonomitë e rajonit Shqipëria renditet e para përsa i përket impaktit të turizmit në ekonomi. të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se hyrjet turistike në vend janë rritur me rreth 7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm të zgjerimit të sektorit.

Sipas raportit mbi Inteligjencën Artificiale, dhe Produktivitetin, sektori turistik duket se ka ruajtur prirjen rritëse në disa vende të rajonit, pavarësisht sfidave që lidhen me ndërprerjet e udhëtimeve dhe rritjen e kostove të transportit dhe të punës.

Nëse shohim vendet e tjera të Ballkanit pas Shqipërisë renditet Serbia dhe Mali i Zi ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut regjistrojnë rënie të hyrjeve turistike. Ndërkohë, Rritja e flukseve turistike dëshmon interesin për Shqipërinë si destinacion.

Megjithatë, sfida mbetet që kjo rritje të përkthehet në më shumë të ardhura, shërbime cilësore dhe një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit gjatë gjithë vitit.

Sipas ët dhënave zyrtare , Shqipëria priti rreth 9.4 milionë vizitorë deri në fund të muajit gusht. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet banka boteroreShqipëria