Fluks i lartë automjetesh dhe udhëtarësh është regjistruar këtë fundjavë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, ku lëvizjet e shtuara të sezonit veror kanë sjellë radhë në të dyja anët e kufirit. Gjatë orëve me fluks më të madh, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët janë përballur me pritje për kryerjen e procedurave kufitare. Lëvizjet janë të shtuara si në drejtim të Greqisë, ashtu edhe në hyrje të territorit shqiptar. Sipas të dhënave të siguruara, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Qafë Botës kanë hyrë dhe dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. LEXO EDHE:Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’ Në anën shqiptare procedurat po kryhen përmes katër sporteleve, ndërsa në anën greke punohet me dy sportele. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore sarande qafe bote Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5691 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
