Lajme Zone
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë nga Italia
SportABC News Albania

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë nga Italia

Porti i Vlorës po përjeton një fluks të lartë udhëtarësh këtë fundjavë, për shkak të sezonit turistik.

Porti i Vlorës po përjeton një fluks të lartë udhëtarësh këtë fundjavë, për shkak të sezonit turistik.

Me tragetin e parë, i cili mbërriti në orët e para të mëngjesit nga Italia, në Vlorë mbërritën rreth 900 pasagjerë, ndërsa me tragetin e dytë pritet të mbërrijnë rreth 1,100 udhëtarë të tjerë.

Fluksi i lartë i lëvizjeve nuk lidhet vetëm me shqiptarët që jetojnë në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, por edhe me numrin e madh të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Italia drejt Vlorës dhe destinacioneve të tjera turistike në Shqipëri. Lëvizjet e shumta pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së diel. Për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve, në linjën Brindisi–Vlorë pritet të operojnë tre tragete.

Ndërkohë, në Portin e Vlorës vijon puna me gjashtë sportele për përpunimin e dokumentacionit, me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e pritjeve e radhëve të gjata për pasagjerët.

Autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve gjatë fundjavës, në një periudhë kur sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve drejt Shqipërisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet