Lajme Zone
Fluks i lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fluks i lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë

Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një fluks të lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Qindra mjete po i drejtohen bregdetit shqiptar, në përpjekje për të shfrytëzuar ditët e fundit të pushimeve verore.

Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një fluks të lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Qindra mjete po i drejtohen bregdetit shqiptar, në përpjekje për të shfrytëzuar ditët e fundit të pushimeve verore. Ngarkesa e automjeteve është e dukshme në pikën kufitare të Morinit, ndërsa trafiku është shtuar ndjeshëm edhe përgjatë Rrugës së Kombit, në segmentin nga Morini deri në Pikën e Pagesës.Lexo edhe:Priten reshje/ Parashikimi i motit për sot, 22 gusht 2026, ja sa do të shënojë termometri në çdo qytet Fluksi i lartë pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vazhdim, pasi shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për ditët e fundit të sezonit veror. Rruga e Kombit mbetet aksi kryesor i udhëtimit për drejtuesit që i drejtohen destinacioneve turistike në bregdet. Për përballimin e fluksit, në pikën kufitare të Morinit dhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit janë marrë masa për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur krijimin e radhëve.