Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Flet për gjoba në trena, ndërkohë që s’kemi të tillë”/ Erl Murati: Rama bën monolog, kur populli nuk të do, hap krahun!


Gazetari Erl Murati, në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, komentoi protestat e studentëve dhe pedagogëve, si dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Gazetari Erl Murati, në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, komentoi protestat e studentëve dhe pedagogëve, si dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. Sipas Muratit, pakënaqësia është grumbulluar prej vitesh, pasi kërkesat e studentëve dhe pedagogëve kanë rënë në vesh të shurdhër. Ai tha se kryeministri po zhvillon monologje në vend të dialogut dhe i cilësoi represive masat e paralajmëruara ndaj qytetarëve. Murati kritikoi gjithashtu qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë, duke e akuzuar se ka penguar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. “Me sa kemi parë këtë javë, kupa është mbushur për studentët dhe pedagogët, pasi në këto 13 vite kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. A duhet të kishte reaguar me kohë kryeministri? Këto kohë Rama po bën monolog. Në çdo rast kemi monologje dhe jo dialogje. Dukshëm, këtyre njerëzve u ka ardhur në majë të hundës dhe pika e fundit ka derdhur gotën. Ndërkohë, ai ka marrë masa represive ndaj qytetarëve. Flet për gjoba në trena, ndërkohë që ne nuk kemi trena, por kemi drejtorë hekurudhash që shkojnë në SPAK. Zëvendëses së kryeministrit iu shtuan akuzat. Një tjetër zëvendës, që e ka pasur në krah të djathtë, është në kërkim për korrupsion, apo Xhaçka dhe burri i saj nën hetim nga SPAK, apo kryebashkiaku i Tiranës në burg.

Rama po pengon drejtësinë. SPAK bëri kërkesë për arrestimin e Ballukut, por ai e rrëzoi kërkesën. Ky është shembulli flagrant ku Rama pengon drejtësinë. Kur e sheh që populli nuk të do, ti hap krahun”, u shpreh Murati. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb