Lajme Zone
Flamuri UÇK-së në Qeveri, reagon Çitaku: Albin, UÇK-ja nuk ka nevojë për instalacione e fjalë boshe
PolitikëTelegrafi

Flamuri UÇK-së në Qeveri, reagon Çitaku: Albin, UÇK-ja nuk ka nevojë për instalacione e fjalë boshe

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendosjes së një flamuri të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendosjes së një flamuri të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në objektin e Qeverisë së Kosovës.Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendosja e simbolit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë është bërë pas protestës së mbajtur të enjten në Prishtinë. “Sonte, pas protestës popullore, ndërtesa e Qeverisë qenka mbuluar me simbolin e UÇK-së.Mirë shumë.Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me flamurin e UÇK-sëPor, ka 16 ditë e 16 net që sheshet po buçasin anë e kënd Kosovës, e kudo në diasporë ku ka shqiptarë: Jo në Emrin Tim.Dhe kërkesa drejtuar Albin Kurtit është e qartë: silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni. Pa humbur kohë.UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe.Vepra, Albin. Jo fjalë”, ka shkruar Çitaku./Telegrafi/