Lajme Zone
Flamuri i UÇK-së në protestë/ Organizata e Veteranëve: Simbol sakrifice, mos e keqpërdorni
PolitikëCNA

Flamuri i UÇK-së në protestë/ Organizata e Veteranëve: Simbol sakrifice, mos e keqpërdorni

Protestuesit janë rikthyer në sheshin “Skënderbej” dhe kan...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me shfaqjen e flamurit me simbolin e UÇK-së në disa episode të protestës.

Sipas Organizatës, ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi.

Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.

Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”,-thuhet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.