Lajme Zone
Flakët përfshijnë sipërfaqen me bimësi në Lalm i Ri të Lezhës, rrezikohen banesat nga përhapja e zjarrit
Të tjeraTop Channel

Flakët përfshijnë sipërfaqen me bimësi në Lalm i Ri të Lezhës, rrezikohen banesat nga përhapja e zjarrit

Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri në Lezhë.

Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri në Lezhë. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar edhe disa banesave në zonë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.

Aktualisht, po punohet për shuarjen e disa vatrave të mbetura aktive dhe për izolimin e plotë të zjarrit. Top Channel