Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri në Lezhë. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar edhe disa banesave në zonë.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.
Aktualisht, po punohet për shuarjen e disa vatrave të mbetura aktive dhe për izolimin e plotë të zjarrit. Top Channel

