Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan, policia dhe zjarrfikësit në terren


Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në zonën e unazës jugore të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll.

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në zonën e unazës jugore të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka rritur nivelin e rrezikut në zonë. Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe verifikimin e shkaqeve që çuan në përhapjen e flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet elbasanzjarr