Lajme Zone
Flakët dalin jashtë kontrollit në rrethinat e Tiranës, zjarri përparon drejt Lundrës dhe Farkës
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Flakët dalin jashtë kontrollit në rrethinat e Tiranës, zjarri përparon drejt Lundrës dhe Farkës

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në zonën e Gurrës, mes Daiasit dhe Priskës së Madhe, duke krijuar një situatë alarmante për banesat dhe bizneset që ndodhen pranë kodrës së përfshirë nga zjarri. Zjarri po përparon me shpejtësi, i favorizuar nga era, ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Flakët janë shtrirë në drejtim të Lundrës dhe po afro

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në zonën e Gurrës, mes Daiasit dhe Priskës së Madhe, duke krijuar një situatë alarmante për banesat dhe bizneset që ndodhen pranë kodrës së përfshirë nga zjarri. Zjarri po përparon me shpejtësi, i favorizuar nga era, ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka.

Flakët janë shtrirë në drejtim të Lundrës dhe po afrohen gjithnjë e më shumë me zonat e banuara. Rrezik paraqitet edhe për bazën e helikopterëve në Farkë.

Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të madhe të zonës, ndërsa situata mbetet dinamike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të frenuar përhapjen e flakëve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm