Lajme Zone
Fitoret në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet 1 pozicion në FIFA! Kosova zbret pas shumë muajsh në rritje
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fitoret në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet 1 pozicion në FIFA! Kosova zbret pas shumë muajsh në rritje

Dy fitoret e fundit në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve e kanë ngjitur Shqipërinë 1 pozicion në renditjen e re të FIFA-s. Ndryshe është situata për Kosovën që pas shumë mujave rritje, në nëntor ka humbur dy pozicione.

Shqipëria është ngjitur me një pozicion në renditjen e re të FIFA-s pas dy fitoreve të fundit, duke u pozicionuar e 65-të në klasifikimin botëror të kombëtareve të meshkujve. Skuadra e drejtuar nga Sylvinho e mbylli me sukses fazën e fundit të Ligës së Kombeve, duke regjistruar dy fitore radhazi me rezultatin 2-0. Fillimisht, Shqipëria mposhti Finlandën në shtëpi, ndërsa më pas triumfoi ndaj Bjellorusisë në transfertë. Këto rezultate i siguruan kuqezinjve edhe vendin e parë në grupin C1 dhe ngjitjen në një Ligë më të lartë të këtij kompeticioni. LEXO edhe...Ndahen përfundimisht vazot e shortit të kualifikuese 'Euro 2028', Shqipëria shmang Kosovën! Kuqezinjtë me fat ose grup 'ferri' Ndryshe paraqitet situata për Kosovën. Dardanët pas shumë mujave që kishin vetëm rritje kanë humbur dy pozicione në renditjen e re të FIFA-s, duke zbritur nga vendi i 76-të në të 78-in. Kjo zbritje erdhi për shkak të dy ndeshjeve të fundit ku Kosova mori vetëm 1 pikë. Barazimin 0-0 me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndërsa në sfidën tjetër u mposhtën 3-0 nga Irlanda. Sa i takon podiumit mbetet i pandryshuar me Spanjën kampione bote që mban vendin e parë. E ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Në top 10-she spikat Maroku që ka shkuar në vendin e 5 në botë, duke fituar 2 pozicione, ndërsa nga një vend kanë humbur Portugalia dhe Brazili. Këta të fundit renditen të 7-ët. Ne.k./ReportTv.al kombetarja shqiptare kosova FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 1207 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?