Lajme Zone
Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm

Lezha veç bregdetit për të apasionuarit pas natyrës, qetësisë dhe gastronomisë ofron dhe fshatra si Fishta e cila çdo ditë pret me qindra turistë, kryesisht të huaj.  Banorët vendas kanë zgjedhur që përmes investimeve modeste të ndërtojnë të ardhmen në fushën e turizmit.

Fishta në Lezhë po kthehet rishtazi në një nga fshatrat me të frekuentuara për të apasionuarit pas natyrës, terrenit të butë, kulturës, traditave dhe kulinarisë. Duket se vetë turistët që frekuentojnë fshatin 15 km larg qytetit të Lezhës po nxisin vendasit të investojnë për zhvillimin e turizmit. Të huajt që zgjedhin të përfshijnë fshatin në itinerarin e tyre te pushimeve të verës vlerësojnë mikpritjen e vendasve, traditat dhe shijet e veçanta të gatimeve. LEXO EDHE:Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI) "Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe mund të them se është një vend i mrekullueshëm. Lexuam në internet për Fishtën dhe vendosëm të ndalonim këtu. Kemi dy ditë që qëndrojmë dhe po kalojmë shumë mirë. Njerëzit janë jashtëzakonisht mikpritës, natyra është e bukur dhe, mbi të gjitha, ushqimi është shumë i shijshëm”, thotë një turist. "Jam nga Zelanda e Re. Pas një udhëtimi në Bullgari dëgjova për Shqipërinë dhe vendosa ta vizitoj. Kërkova në internet për një vend me natyrë, jetë në fermë dhe ushqim tradicional. Kështu zbulova Fishtën dhe erdha këtu. Më pëlqen shumë dhe po kaloj një eksperiencë të mrekullueshme”, pason një turiste. "Jam pritur shumë mirë këtu në Fishtë. Banorët janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe shumë mikpritës. Më pëlqen jeta në fermë dhe po ndihmoj në mjeljen e lopëve dhe të dhive, si edhe po kujdesem për kafshët së bashku me banorët e zonës. Është një përvojë shumë e veçantë për mua”, shton një tjetër. "Ushqimi këtu është i mrekullueshëm dhe ka një shije të veçantë. Kam tri ditë që qëndroj në Fishtë dhe jam shumë i kënaqur. Kisha dëgjuar më parë për këtë vend dhe vendosa të vij për ta vizituar. Nuk jam zhgënjyer, përkundrazi, po kaloj një eksperiencë shumë të bukur”, thotë turisti. Rritja e numrit të turistëve ka sjellë zhvillim edhe për ekonominë lokale. Vendasit kanë investuar vit pas viti në hapjen e bujtinave dhe strukturave akomoduese, të cilat sot presin vizitorë gjatë gjithë vitit. Fishta mbetet model i fshatrave shqiptarë që kanë ditur të ringrihen vetë dhe të ndërtojnë të ardhmen përmes zhvillimit të turizmit që veç natyrës, mban dhe sjelljen e dorën e banorëve vendas që ofrojnë mikpritjen dhe shijet e veçanta të gatimeve unike. P.J/Shqiptarja.com TAG: turizmi Lezhe Fishte Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 3982 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?