Lajme Zone
Mbi 100 milionë euro dhe një kontratë 5-vjeçare, zbulohet operacioni i madh i Real Madridit
EkonomiTop Channel

Mbi 100 milionë euro dhe një kontratë 5-vjeçare, zbulohet operacioni i madh i Real Madridit

Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transferimin e talentit afrikan Yan Diomandé

Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transferimin e talentit afrikan Yan Diomandé Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është mbyllur këtë mbrëmje dhe mbrojtësi/lojtari ofensiv nga Bregu i Fildishtë pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave drejt Madridit për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.

Diomandé do të lidhë të ardhmen e tij me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2031, duke u bërë një nga investimet më të mëdha të Real Madridit për gjeneratën e ardhshme.

Klubi madrilen ka mposhtur konkurrencën e disa prej gjigantëve europianë, mes tyre edhe PSG-në, që prej javësh ishte në garë për shërbimet e talentit të Leipzig. Florentino Perez ka vendosur të përshpejtojë operacionin dhe ta sjellë në “Santiago Bernabeu” një tjetër emër të madh për projektin e së ardhmes.

Pas yjeve si Mbappé, Bellingham, Vinicius dhe talentëve të rinj që po ndërtojnë një cikël të ri suksesi, Real Madrid shton edhe një tjetër diamant në formacionin e tij. Top Channel