Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fishekë gome në protestë, Policia: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar, qëllohen me ‘lumë’ gurësh, vida e zara metalikë


Përdorimi i fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave të dhunshme në Tiranë ka qenë i kufizuar dhe në përputhje me ligjin. Kryepolici Skënder Hita në një deklaratë për mediat sqaroi se kemi të bëjmë vetëm me një episode dhe theksoi se policia ka përdorur vetëm mjete të certifikuara, sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Europian Kreu i Policisë së Shtetit bëri të qartë se reagimi i efekt

Përdorimi i fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave të dhunshme në Tiranë ka qenë i kufizuar dhe në përputhje me ligjin. Kryepolici Skënder Hita në një deklaratë për mediat sqaroi se kemi të bëjmë vetëm me një episode dhe theksoi se policia ka përdorur vetëm mjete të certifikuara, sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Europian Kreu i Policisë së Shtetit bëri të qartë se reagimi i efektivëve ka qenë proporcional përballë sulmeve të protestuesve, duke theksuar se disa prej tyre kanë qëlluar policët edhe me vida dhe zara metalikë. Një prej policëve ka pësuar fraktura të shumta në gojë dhe në nofull nga sulmet me vida e zara metalikë. LEXO edhe...Polici lëndohet nga molotovi në këmbë, shokët e marrin në krahë “Mjetet dhe pajisej policore të lejuara. Mjetet që janë përdorur, janë përdon në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara si në të gjitha vendet e BE. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim. Në këtë protestë të dhunshme, s’mund të mendojmë që një grup i vogël që nuk përfshin të gjithë protestuesit e qetë dhe të dhunshëm. Vida, zare që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës. Një ndër punonjësit ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta. Përdoren sipas procedurave standarde, nëse ka rast te tejkalimit të kompetencave dhe proporcionalitetit do vijojnë hetimet dhe verifikimet. Policia ka qenë paqësore, deri në momentin që vihet përballë breshërisë së gurëve. Vazhdojnë të jenë nën sulme dhe breshëri gurësh. Punonjësit e policisë janë shumë të lënduar. Rasti i djeshëm në darkë ku punonjësit e policisë mirëpritëm dhe u bënë njësh me protestuesit ku nuk kishte armëpushim, siç e thoni ju, por policia është në mënyrë paqësore ndaj protestuesve që tubojnë në mënyrë të qetë”, theksoi Hita. Në 5 ditë protestë janë lënduar 132 efektivë në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, disa prej të cilëve vijojnë të marrin trajtim në spital. Hita tha se efektivët janë përballur me sulme të vazhdueshme me gurë, pllaka guri, sende metalike, lëndë piroteknike dhe bomba molotov. “Dua të theksoj se, gjatë ditëve të tubimeve, punonjësit e Policisë janë sulmuar me gurë, pllaka guri, sende metalike, zara metalikë të hedhur me llastikaë, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe sende të tjera. Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Lezhë, janë dëmtuar 132 punonjës policie”, theksoi Hita. Bilanci i protestave të dhunshme është 167 persona të arrestuar dhe 388 të tjerë të proceduar penalisht. Ndërkohë, 7 efektivë policie janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet disiplinore për tejkalim të kompetencave. Hita foli edhe për thirrje në rrjetet sociale e kryesisht Telegram për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë, të cilat po hetohen. Ora 16:20 Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë, po punojmë për kapjen e personave të përfshirë Kryepolici Skënder Hita ka bërë një bilanc të numrit të të arrestuarve dhe dëmeve të shkaktuara nga protestat e dhunshme.Në një konferencë për mediat, Hita tha se Policia ka arrestuar 167 persona dhe kanë nisur hetimet për 388 protestues të tjerë.Ai shtoi se janë pezulluar 7 punonjës policie, për tejkalim të komptetencave, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor. Hita foli edhe për grupe të ndryshme në rrjetet sociale, ku protestues të dhunshëm bëjnë thirrje për sulme me sende të forta dhe lëndë shpërthyese ndaj punonjësve të Policisë.“Në institucionet publike si dhe kanë dëmtuar pronën publike e private. Në mënyrë të vazhdueshme Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protesta, që të mos bëhen pjesë e veprimeve të dhunshme.Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor. Dua ti siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde. Punonjësit e policisë janë instruktuar vazhdimisht që në çdo rast ndërhyrje të zbatojnë gjithë procedurat standarde.Përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës. Janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera. Janë dëmtuar 132 punonjës policie.Gjithashtu, dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë. Këto thirrje, sipas të dhënave që disponohen në kuadër të hetimeve penale, synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse.Edhe gjatë paradites së sotme, në këto rrjete janë publikuar thirrje që protestuesit e maskuar të sigurojnë mjete të ndryshme për të sulmuar Policinë dhe për t'u vënë zjarrin automjeteve të saj.Përballë kësaj situate, në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe për t'iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit, në mbrojtje të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private”, tha mes të tjerash Hita. Share SI.E./a.m./ReportTv.al Skënder Hita protestat kunder qeverise Fishekë gome Komento Komente Eliana: 17/10/2026 17:19 Do ju gjykoje historia ju qe mbroni 1 tradhtar kombi. Rama jo vetem do jape doreheqje por gjyq popullor si tradhtar i kombit! Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 77.7% Disi 3.6% Vota total: 4049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?