Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në 'MetLife' të New Jerseyt, ngjitur me New Yorkun, mund të ndikohet nga ndotja e lartë e ajrit e shkaktuar nga zjarret masive pyjore në Kanada. Megjithatë, reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë konsiderohen si faktori kryesor që mund të përmirësojë situatën përpara sfidës së madhe. Sipas autoriteteve lokale, shiu pritet të zbusë përqendrimin e tymit në atmosferë, por nuk do ta eliminojë plotësisht problemin. Gjatë natës, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar institucionet përgjegjëse të lëshojnë një paralajmërim për rrezikun që paraqet ndotja për shëndetin e qytetarëve. Në njoftimin e publikuar në orët e para të së premtes thuhet se situata është më e rëndë se një ditë më parë dhe se çdo person mund të përjetojë pasoja shëndetësore, ndërsa grupet më të ndjeshme përballen me rreziqe edhe më serioze. LEXO EDHE:Lionel Messi pranë një rekordi historik, do të bëhet lojtari i dytë që luan në tre finale të Kupës së Botës! Vetëm Cafu e ka bërë më parë Burimi kryesor i ndotjes janë grimcat e imëta PM2.5, të cilat depërtojnë thellë në mushkëri dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin e gjakut. Indeksi i cilësisë së ajrit ka arritur në 185, një nivel rreth 20 herë më i lartë se norma e zakonshme, ndërsa autoritetet kanë këshilluar qytetarët të përdorin maska mbrojtëse gjatë qëndrimit jashtë. Sipas shkallës së cilësisë së ajrit, vlerat mbi 100 janë të dëmshme për grupet e ndjeshme, mbi 150 paraqesin rrezik për të gjithë popullsinë, ndërsa nivelet mbi 200 konsiderohen shumë të rrezikshme. Situata shqetëson edhe organizatorët e finales së Botërorit, pasi ndotja e ajrit mund të ndikojë në aktivitetet sportive të planifikuara në ambient të hapur, përfshirë seancat stërvitore të skuadrave finaliste dhe ndeshjen e legjendave që do t’i paraprijë finales së madhe. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: New York SHBA FIFA Boterori 2026 Argjentina Spanja Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 5098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
