Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Film i ri për Gjergj Kastriot Skënderbeun, pritet të publikohet në 2027-ën (VIDEO)


Një film i ri pritet të realizohet për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas aktivistit shqiptaro-amerikan, Marko Kepi, gjithashtu politikan, filmi biografik pritet të publikohet në vitin 2027.

Një film i ri pritet të realizohet për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas aktivistit shqiptaro-amerikan, Marko Kepi, gjithashtu politikan, filmi biografik pritet të publikohet në vitin 2027. Kepi, ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën që është shtruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Amerikë dhe zbulon se aty është shfaqur dhe një promo e filmit. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. LEXO EDHE:Mbi 1 milion vizitorë në sitet kulturore në 8 muaj, Rama publikon shifrat: Kalaja e Gjirokastrës lë pas Butrintin, kryeson me 223 mijë vizitorë Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Gjergj Kastriot Skënderbeu marko kepi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.1% Jo 38.9% Disi 7% Vota total: 1654 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?