Dita e tetë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar sjell një program të pasur me filma, dokumentarë dhe aktivitete tematike, duke vijuar rrugëtimin e festivalit në promovimin dhe rivlerësimin e kinematografisë shqiptare. Programi i ditës nisi me disa projeksione paralele në sallat e Universitetit të Arteve dhe në Kinema Agimi. Në Sallën e Madhe u rikthye filmi “Amanet”, i regjisorit Namik Ajazi, ndërsa në “Black Box” u prezantua “Edeni i mohuar” nga Genc Përmeti. LEXO edhe...Dita e shtatë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Programi/ Shfaqen dhjetëra filma, eventet te “Film Zone” Në Kinema “Agimi”, publiku mund të ndjekë një bllok të veçantë me filma të shkurtër, ndërsa në mesditë programi vijon me filma të tillë si “Sex, Përrallë dhe Celular”, “Nji Prej Nesh”, si dhe me një reprizë të filmave dokumentarë. Në orën 17:00 shfaqet “Krom”, filmi i Bujar Alimanit, ndërsa në sallën Black Box prezantohet “Internim” i Kast Hasës. Në të njëjtën orë, Kinema Agimi sjell një bllok special me filma që përfshin “Ethnophobia”, “Sa kam shpirt, kam shpresë” dhe “The Van”. Në mbrëmje, në orën 19:00, publiku mund të ndjekë një tjetër seri filmash, mes tyre “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” të Gentian Koçit dhe “Vera pa kthim” të Besnik Bishës. Ndërkohë, vijon edhe programi dokumentar me filmin “Rikard”. Një nga momentet qendrore të kësaj dite nis në orën 19:30: eventi i dedikuar muzikës shqiptare të filmit në hapësirën “Film Zone” në “Tirana Moon”. Dita mbyllet me programin e orës 21:00, ku në Sallën e Madhe shfaqet në premierë “Film di Stato” i Roland Sejkos, ndërsa në “Black Box” rikthehet “Agon” i Robert Budinës. Në Kinema Agimi, mbrëmja vijon me një seancë speciale kushtuar animacionit dhe filmit të shkurtër, me pesë tituj, përfshirë “Kukulla e mallkuar”, “Dega e vogël”, “Legjenda e Argjiros” dhe “Një ndodhi në bregdet”. B.G/ReportTv.al Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar filma filmi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 3410 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

