Lajme Zone
Fiks Fare/ Mashtron kushëririn dhe e kërcënon: Me mua je hasëm
Të tjeraTop Channel

Fiks Fare/ Mashtron kushëririn dhe e kërcënon: Me mua je hasëm

Fiks Fare denoncoi një rast mashtrimi, ku një qytetar nga Elbasani ka denoncuar kushëririn se i ka marrë 2 milionë e 800 mijë lekë të vjetra dhe s’ia kthen prej disa vitesh.

Fiks Fare denoncoi një rast mashtrimi, ku një qytetar nga Elbasani ka denoncuar kushëririn se i ka marrë 2 milionë e 800 mijë lekë të vjetra dhe s’ia kthen prej disa vitesh. “Nga këto na ka kthyer 400 mijë dhe tani na mashtron. Kemi pasur debate të forta dhe vazhdon prapë. Shumën na e ka marrë gjoja kishte hall”, pohon qytetari. Ai thotë se mashtrimi vijon edhe në ditët e sotme, madje dy kushërinjtë janë konfliktuar.

“Tani më ngre tonet, kemi bërë debat nëpërmjet telefonit. E kam takuar personalisht dhe më thotë jo për 6 muaj e 1 vit. Deri tani s’kemi bërë denoncim sepse Fiksi i zgjidh këto gjërat”, shton ai. Më tej pohon se familja e tij jetojnë në Elbasan, ndërkohë që personi jeton në Marikaj.

“Sa herë e kontaktojmë, i njëjti avaz. Mashtrime dhe trillime. Kemi shkuar edhe në Marikaj. Debatet i kemi bërë me fjalë, mashtrime e maskara. Fillon e bërtet”, thotë më tej.

Pas ankesës, qytetari e ka telefonuar disa herë kushëririn, i cili ia pranon që ia ka paratë borxh.

“S’kam, ku ti gjej. Më lekë borxh njerëzit dhe s’po mbledh. Rri pa bukë thua ti”, i thotë.

Më tej e kërcënon hapur. “Mbylle, me mua je hasëm. Me mua je hasëm. Pushka tu bëftë top për mua. Unë e kam thënë duro. Meqë s’do sqarim, mirupafshim”, i thotë ai, teksa i kërkon që të shkojë dhe t’a denoncojë në prokurori. Pas këtyre përgjigjeve, qytetari shkon në Marikaj, po s’e gjen qytetarin. Ai i fshihet gjithmonë, dhe nuk i del në takim. Top Channel