Lajme Zone
Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol ndërkohë që situata shkaktoi të paktën 5 fluturime të anulluara dhe vonesa në të paktën 10 fluturime në nisje nga Rinasi. Gjatë ndërprerjes, avionët nuk u lejuan të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturu

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol ndërkohë që situata shkaktoi të paktën 5 fluturime të anulluara dhe vonesa në të paktën 10 fluturime në nisje nga Rinasi. Gjatë ndërprerjes, avionët nuk u lejuan të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit. LEXO edhe...Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë Tiranë: Nuk zbatoi urdhrat e mi, u kthye në pengesë për ushtrimin e mandatit (VENDIMI) Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45. Pas kësaj ore, në sektorin e nisjeve, nuk ka asnjë fluturim të parashikuar, ndërsa në sektorin e mbërritjeve ka vonesa dhe anullime. Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga TiranaEdhe pamjet nga Fly Radar konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët. Siç shihet edhe nga pamjet avionet po fluturojnë në të gjithë hapësirën ajrore përreth Shqipërisë por jo brenda saj. Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare. Lajmi në përditësim Ora 20:20 Blackout në trafikun ajror, problemet vijojnë në Rinas, asnjë mbërritje e parashikuar që prej orës 18:50 Edhe në orën 20:30, në tabelën online të mbërritjeve në aeroport nuk figuron asnjë fluturim i parashikuar që prej orës 18:50. Të dhënat shfaqen në faqen e Rinasit, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror rreth orës 17:30 dhe solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt aeroportit. Share Ora 19:24 Defekti teknik në sistemet e trafikut ajror, mbi 10 fluturime me vonesë, 5 të anulluara në mbi një orë në Rinas! Këto janë destinacionet e prekura Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë dhe 5 të anulluara në harkun kohor nga ora 17:39 deri në 19:30. Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror. Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj. Share Ora 19:10 Fiken sistemet e trafikut ajror, çfarë po ndodh në Rinas? Pasagjerë të shumtë në pritje (VIDEO) Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyrePamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre. Në faqen e ëeb-it të Rinasit, fluturimet në ardhje janë të anulluara, ndërsa 15 nga ato në nisje janë me vonesë Share U.D/ReportTv.al Albcontrol Tirane trafiku ajror Komento Komente Mosp: 28/08/2026 19:12 Shtet idjot , keshtu esht ekur vjedh ne cdo ane , pastaj vjen dita dhe plas bomba Përgjigju toma: 28/08/2026 18:59 E moret Belinden ne telefon qe ta pyesni sesi dueht vepruar? Se mos vine "ekspertet" e Spakut ne zyrat e tuaja. Përgjigju Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4796 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?