Tre komisione kanë nisur punën për verifikimin e dëmeve nga zjarret në që përfshinë fshatrat e tre njësive administrative në Fier. Faza e parë, për dëmet në banesa përfi me një bilanc prej 14 ndërtesash të djegura, nga të cilat pjesa më e madhe janë depo ose stalla. Sipas nëkryetarit të bashkisë Nusret Avdullai, tani procesi i verifikimit do të vazhdojë me dëmet në bujqësi. Fermerët do te plotësojnë një formular vetëdeklarimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret, kurse grupet e punës do të verifikojnë në terren dëmet e pretenduara nga secili fermer. Përveç formularit të plotësuar fermerët do të duhet të paraqesin edhe çertifikatat e pronësisë ose kontratat e qerave për tokën ku janë djegur të mbjellat
Dëmet në bujqësi përllogariten në qindra milionë lekë ndaj kompensimi financiar pritet nga qeveria.
Sipas Avdullait, për të kompensuar këto dëme do të kërkohet mbështetje nga ministria e bujqësisë dhe Emergjencat Civile me qëllim që secili bujk i dëmtuar të marre dëmshpërblimin. Dëmet më të mëdha nga zjarret në Fier janë në ullishta dhe vreshta pasi zonat e përfshira nga zjarri është tokë kodrinore. Nga një bilanc paraprak rezulton se janë djegur dhjetëra mijë rrënjë ullinj dhe vreshta. Zonat më të dëmtuara me sipërfaqje të djegura të ullishtave janë Radostina dhe Levani Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet demet nga zjarretfier

