Një ndërhyrje e vështirë në zemër i shpëtoi jetën, 69-vjeçares Vjollca Xhafa nga Kavaja. Për herë të parë në një spital publik, kirurget e Memorialit në Fier realizuan vendosjen e endoprotezës në aortë. "Çau shtresat e aortës. Kemi bërë të mundur endoplantimin e protezës së aortës për herë të parë në një spital publik në Shqipëri. Vendosja e endoprotezës bën që të kemi qarkullim të rregullt të gjakut, pa anomali të tjera”, tha shefi i Shërbimit të Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi. LEXO EDHE:Kryente veprime të turpshme para shkollës artistike 'Jakov Xoxa', arrestohet këngëtari fierak (EMRI) Në sallën e operacionit kanë marrë pjesë 10 mjekë shqiptarë dhe turq, mes tyre specialistë të kardiologjisë dhe hemodinamikës. “Duke qenë se ishte ndërhyrja e parë në sistemin publik shqiptar, jemi shumë të kënaqur që çdo gjë shkoi siç donim”, tha një prej tyre. Riparimi endovaskular i aortës torakale (TEVAR) ose abdominale (EVAR) është një teknikë moderne që konsiston në vendosjen e endoprotezes nga brenda aortës duke lënë jashtë funksionit pjesën e dëmtuar të saj. Kjo ndërhyrje minimalisht invazive ka efikasitet më te lartë se operacionin klasik (me hapje) dhe mundëson rikuperim më të shpejtë të pacientit. Për familjen Xhafa, lajmi i mirë vjen në një ditë të shënuar, ditëlindjen e 69-të të Vjollcës. P.J/R.D/Shqiptarja.com TAG: nderhyrje kirurgjikale vjollca xhafa Spitali Memorial i Fierit Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 24.9% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2706 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
