Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Festivali i 83-të i filmit në Venecia, ‘Gruaja e panjohur’ merr çmimin ‘Luani i Artë’


Festivali i 83-të i Filmit në Venecia është mbyllur mbrëmjen e së shtunës dhe si gjithmonë tërhoqi vëmendjen e shumë adhuruesve të kinematografisë nga e gjithë bota. Çmimin e Luanit të Artë e mori filmi Gruaja e Panjohur.

“Gruaja e panjohur” (Woman Unknown) i regjisores May el-Toukhy është fituesi i “Luanit të Artë” në edicionin e 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia. Regjisorja egjiptiano-daneze ishte vetmja grua që drejtonte e vetme një film të metrazhit të gjatë në garëm kryesore (nga 21 filma në total), një detaj që ka ndezur diskutime gjatë gjithë javës mbi përfaqësimin gjinor në festival. Filmi shënoi një sukses të dyfishtë, pasi përveç çmimit kryesor për filmin më të mirë, edhe aktorja kryesore Mathilde Arcel, mori kupën Volpi si aktorja më e mirë. LEXO EDHE:U kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali! Në banesë i gjenden edhe arsenal armësh Ngjarjet në film vendosen pak pas përfundimit të pushtimit nazist në Danimarkë. Historia ndjek një shërbëtore të re e cila mban një sekret të madh dhe të errët, teksa përgatitet të martohet me punëdhënësin e saj shumë të pasur. Kritikët e vlerësuan si një kryevepër të tensionit psikologjik. Filmi trajton me mjeshtëri fajin, mbijetesën, dinamikat e klasave dhe se sa larg mund të shkojë një njeri për të fshehur të kaluarën e tij në një shoqëri të thyer nga lufta. Regjisori i njohur Ilya Khrzhanovsky mori çmimin për regjisorin më të mirë për filmin “DAU”, ndërsa aktori i njohur John Malkovich u vlerësua si aktori më i mirë i këtij viti për rolin e tij në “Kali i Egër Nëntë” (Wild Horse Nine). Çmimi i Madh i Jurisë, Luani i Argjendtë shkoi për: “Dashuri e mundshme” (Possible Love) me regji të Lee Chang-dong (Kore e Jugut). Skenari më i mirë: Stéphane Brizé, Coralie Amedeo dhe Olivier Gorce për filmin “Ushtari i vogël i mirë” (A Good Little Soldier) (Francë). Çmimi Special i Jurisë: shkoi për “Naza”, dokumentar me regji të Yuval Abraham dhe Rachel Szor (Britani). Aktori/Aktorja e re më e mirë (Çmimi Marcello Mastroianni) shkoi për Malou Khebizi për filmin “Një vend për t’u shëruar” (A Place To Heal) (Francë). Luani i Artë për Karrierën u dorëzua për dy yjet e njohur, George Clooney dhe Ellen Burstyn. Kategoria Orizzonti (Filmi më i mirë): “Diane in the Loop” (Un détour par Diane) me regji të Ann Sirot dhe Raphaël Balboni. Luani i së Ardhmes (Debutimi më i mirë): “Kali i erës” (House of the Ëind-La maison du vent) me regji të Auguste Bernard Kouemo Yanghu. Nata finale e Festivalit të Filmit në Venecia 2026 dhuroi shumë emocione, momente historike dhe surpriza në tapetin e kuq të Sala Grande. Festivali i 83-të i Filmit në Venecia u mbajt nga data 31 gusht deri më 12 shtator 2026 dhe u karakterizua nga një fokus tek temat e aktualitetit, sfidat shoqërore dhe filma pavarur që sfidojnë normat tradicionale të industrisë së filmit. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: venecia May el-Toukhy itali Festivali i Venecias Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6926 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

Festivali i 83-të i filmit në Venecia, ‘Gruaja e panjohur’ merr çmimin ‘Luani i Artë’ - LajmeZone.al