Lajme Zone
Festival me 10 gola! Anglia mposht Francën dhe merr medaljen në Botëror
SportCNA

Festival me 10 gola! Anglia mposht Francën dhe merr medaljen në Botëror

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror pas një fitoreje me rezultatin 6-4 kundër Francës. Një ndeshje e ccmendur me 10 gola, ku pjesa e parë u dominua nga anglezët falë realizimeve të Rice, Konsa dhe dy golave të Saka. Në pjesën e dytë, skuadra franceze reagoi shpejt duke shënuar dy herë me anë të Mbappe dhe Barcola brenda pak minutave. Sulmue

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror pas një fitoreje me rezultatin 6-4 kundër Francës.

Një ndeshje e ccmendur me 10 gola, ku pjesa e parë u dominua nga anglezët falë realizimeve të Rice, Konsa dhe dy golave të Saka.

Në pjesën e dytë, skuadra franceze reagoi shpejt duke shënuar dy herë me anë të Mbappe dhe Barcola brenda pak minutave. Sulmuesi Mbappe realizoi përsëri në minutën e 66-të për të ngushtuar diferencën, por Franca humbi mundësitë e barazimit me Olise dhe Dembele.

Drejt fundit të takimit, Saka shënoi nga pika e bardhë e penalltisë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Gusto-s ndaj Spence. Në minutat shtesë, Dembele shënoi golin e katërt për francezët, përpara se Bellingham të vuloste rezultatin përfundimtar në favor të Anglisë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.