Policia ka shpërndarë një pjesë të protestuesve që ndodheshin në sheshin ‘Skënderbej’ duke përdorur ujë e gaz lotsjellës.
Një pjesë i është drejtuar zonës së unazës në drejtim të rrugës së Elbasanit, ndërsa kanë qëlluar me fishekzjarre në drejtim të efektivëve.
Gjatë orëve të fundit, protesta është zhvendosur në disa zona të Tiranës. Një pjesë e pjesëmarrësve u drejtuan fillimisht nga rruga “Myslym Shyri”, ndërsa të tjerë u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”.
Paralelisht, grupe protestuesish kanë nisur të rikthehen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaprotestashesh

