Lajme Zone
“Fëmijët që humbin në plazh? Një byzylyk me numrin e prindit mund të bëjë diferencën”
EkonomiJOQ Albania

“Fëmijët që humbin në plazh? Një byzylyk me numrin e prindit mund të bëjë diferencën”

Muajt e verës sjellin jo vetëm pushime dhe ditë të kaluara në plazh, por edhe një shqetësim të përsëritur për shumë prindër: humbjen e përkohshme të fëmijëve në ambiente të mbushura me pushues.

Muajt e verës sjellin jo vetëm pushime dhe ditë të kaluara në plazh, por edhe një shqetësim të përsëritur për shumë prindër: humbjen e përkohshme të fëmijëve në ambiente të mbushura me pushues.

Vetëm gjatë kësaj vere, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur dhjetëra njoftime nga prindër që kërkojnë ndihmë për gjetjen e fëmijëve të humbur në plazhe dhe ambiente turistike.

Në lidhje me këtë situatë, një qytetare ka kontaktuar redaksinë tonë për të ndarë një ide të thjeshtë që, sipas saj, mund t’u shërbejë prindërve, veçanërisht gjatë pushimeve.

Ajo tregon se këtë mënyrë ia ka mësuar një turiste gjermane, e cila po kalonte pushimet në Itali me gjashtë fëmijët e saj.

Ideja është shumë e thjeshtë: fëmijëve u vendoset në dorë një byzylyk me numrin e telefonit të prindit.

“Sa herë që udhëtojmë, u vë fëmijëve në dorë byzylykë me numrin tim të telefonit. Nëse fëmija humbet, fëmijët e dinë që në dorën e tyre është numri im dhe mund të kërkojnë ndihmë tek një i rritur me atë numër që kanë në dorë”, tregon qytetarja.

Sipas saj, bëhet fjalë për byzylykë të thjeshtë, për shembull prej rruazash, ku numri i telefonit i prindit mund të vendoset në mënyrë që të jetë i lexueshëm.

Kjo mund të jetë veçanërisht praktike në plazh, ku fëmijët mund të largohen lehtësisht nga prindërit mes turmës, çadrave dhe hapësirave të mëdha.

Nëse një fëmijë humbet dhe nuk arrin të tregojë emrin apo vendndodhjen e prindërve, një numër telefoni i shkruar në byzylet mund t'i japë një të rrituri një mënyrë të drejtpërdrejtë për të kontaktuar familjen.

Sigurisht, një byzylyk i tillë nuk zëvendëson mbikëqyrjen e fëmijës, por mund të jetë një masë e thjeshtë shtesë për t’ia lehtësuar identifikimin dhe kontaktimin me prindërit në rast se humbet.

Një ide e vogël, që mund të bëjë diferencën në një situatë që asnjë prind nuk do të donte ta përjetonte.