Puna e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ku historia e kinemasë shqiptare nuk ruhet vetëm si kujtesë, por restaurohet dhe digjitalizohet për t’u parë edhe nga brezat e ardhshëm ka qenë në qendër të një prej bisedave të mbajtura në “Film Zone” te “Tirana Moon” në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar. “Prej pak kohësh, për herë të parë në Shqipëri, po merremi me restaurimin digjital të filmave. Më parë filmat dërgoheshin jashtë vendit për t’u restauruar. Tani kemi filluar ta bëjmë këtë proces këtu, në Shqipëri.”, tha Erand Meça, specialist audiovizual në Arkivin e Filmit. LEXO edhe...“Film di Stato”, dokumentari i Sejkos, premierë në Tiranë! “Shteti i propagandës” në ekran, regjisori: E kam bërë totalisht me material arkivor Një nga filmat që ka kaluar nëpër këtë proces është “Fëmijët e saj”, realizuar në vitin 1957 nga Hysen Hakani. Filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të mesëm, i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” do të rikthehet në ekran në një version të restauruar, po ashtu për herë të parë tërësisht nga specialistët shqiptarë “E zgjodhëm këtë film për thjesht për simbolikën e tij, që është filmi i parë shqiptar dhe restaurimi i parë në në Shqipëri, por se shumë njerëz në fakt kanë parasysh që filmi i parë shqiptar është ‘Tana’. Është filmi i parë me metrazh të gjatë ‘Tana’, por filmi i parë i realizuar në Shqipëri që është i metrazhit të mesëm është ‘Fëmijët e saj’.”, tha Meça. Ai do të shfaqet premierë në 17 shtator në kinema “Drita” pranë Arkivit, 69 vite pas realizimit. Duke folur për procesin e restaurimit, Meça shpjegoi se se kërkon kohë dhe ndërhyrje në çdo detaj. Një film përmban 24 fotograme në vetëm një sekondë, ndërsa specialistët duhet t’i kontrollojnë njëri pas tjetrit. “Një film, pak a shumë, varet nga dëmtimi, por është një proces ku duhet të shkosh frame by frame, t’i shohësh një për një të gjithë fotogramet. Aktualisht ne bëjmë rreth 10 minuta film në muaj.” Në restaurim është aktualisht edhe filmi “Dimri i fundit”, ku edhe elementet e natyrës krijojnë vështirësi të veçanta. “‘Dimri i fundit’ ka shumë skena me borë dhe bora ngatërrohet me pluhurin. Programi e ka shumë të vështirë t’i dallojë, kështu që aty duhet të ndërhyjmë manualisht.”, shpjegoi specialisti. Por krahas restaurimit, Arkivi po punon edhe për dixhitalizimin e fondit. Me skanimin në cilësi 4K, synimi është që i gjithë koleksioni filmik të ruhet në format dixhital. “Deri tani, në rreth dy vjet e gjysmë, kemi skanuar rreth 25 për qind të fondit tonë. Synimi është që brenda gjashtë-shtatë vitesh ta dixhitalizojmë 100 për qind të fondit.” Në listën e veprave që pritet të restaurohen është edhe një prej filmave më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare, “Skënderbeu”, që sipas specialistit Meça është një punë tepër e vështirë pasi në Arkiv ruhet vetëm pozitivi i filmit. “‘Skënderbeu’ është në plan. Është goxha i vështirë, sepse nuk kemi elementin negativ, kemi vetëm pozitivin e filmit. Por e kemi në fokus për t’i bërë një restaurim dinjitoz.”, tha Meça. Nga “Fëmijët e saj” te “Skënderbeu”, sfida është e njëjtë: të ruhet filmi shqiptar jo vetëm si një kujtim i së shkuarës, por si një trashëgimi që mund të shihet edhe në të ardhmen dhe të sillet në vëmendje edhe në ngjarje të tilla si festivali i filmit. B.G/ReportTv.al Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar Femijet e saj filmi Restaurimi arkivi qendror shteteror i filmit Erand Meça Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 5548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

