Princi i Uellsit, William ka zbuluar se fëmijët e tij, princesha Charlotte dhe princi Louis, janë fansa të mëdhenj të spektaklit “The Celebrity Traitors”, duke ndarë gjithashtu disa nga preferencat e tij personale për filmat dhe muzikën. “E dua shumë, e gjithë familja e pëlqen. Charlotte dhe Louis janë të fiksuar pas tij. Është vërtet një program shumë i mirë”, u shpreh William. Princi tregoi edhe një moment humoristik me aktorin Ross Kemp, të cilin e kishte takuar një ditë pas transmetimit të episodit të parë të spektaklit. Ai rrëfeu se kishte provuar ta prekte për të parë reagimin e tij, pasi aktori kishte frikë se mund të eliminohej në këtë mënyrë gjatë lojës. William foli gjithashtu për pasionin e tij për kinemanë, duke vlerësuar veçanërisht filmat e regjisorit Christopher Nolan. Ai veçoi serinë “The Dark Knight”, të cilën e përshkroi si psikologjikisht të errët dhe të thellë. Gjatë bisedës, princi promovoi edhe Earthshot Prize, nismën mjedisore që themeloi në vitin 2020 për të mbështetur ide dhe projekte inovative në mbrojtje të planetit. Ai theksoi se dëshiron që çështjet mjedisore të shihen jo vetëm përmes problemeve, por edhe përmes zgjidhjeve dhe optimizmit. Ceremonia e radhës e Earthshot Prize do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Mumbai të Indisë. A.C/ReportTv.al william princesha charlotte louis Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13423 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
