Lajme Zone
“Fëmija përfundoi në spital nga pickimi i bletëve, s’hapim dot dyert dhe dritaret”
EkonomiJOQ Albania

“Fëmija përfundoi në spital nga pickimi i bletëve, s’hapim dot dyert dhe dritaret”

Një banore e fshatit Bradashesh në Elbasan i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas saj, po i kthen jetën e përditshme në makth.

Një banore e fshatit Bradashesh në Elbasan i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas saj, po i kthen jetën e përditshme në makth.

Ajo tregon se prej një kohe të gjatë është në konflikt me komshinjtë, të cilët mbajnë disa koshere bletësh shumë pranë banesës së saj. Sipas qytetares, prania e bletëve ka bërë që familja të mos mund të hapë dritaret apo dyert e shtëpisë, ndërsa vapën e këtyre ditëve e përshkruan si të padurueshme.

Shqetësimi më i madh lidhet me fëmijët. Ajo thotë se djali i saj është pickuar nga bletët dhe ka pësuar reaksion alergjik, duke përfunduar në spital. Redaksisë i është dërguar edhe një fotografi ku shihet këmba e djalit ende e enjtur pas pickimit.

"e kam aktualisht të pickuar. I bëri alergji dhe e çova në spital. Nuk e vrasin mendjen. Na thonë 'është ilaç'. Mund të jetë ilaç për ata, por jo për fëmijën tim. Nuk mund të rrijmë me dyer e dritare mbyllur në këtë vapë", shprehet ajo në videon e dërguar në redaksi.

Sipas saj, familja ka tentuar disa herë të gjejë mirëkuptim me komshinjtë, por pa rezultat. Madje, ajo pretendon se sa herë kanë kërkuar largimin e koshereve, është përballur me përgjigje të tilla si: "Mos ndiz dritat", "Mos laj oborrin me ujë", apo "Mos hap dritaret".

Banorja thekson se nuk është kundër bletëve dhe as nuk kërkon dëmtimin e tyre, por kërkon që kosheret të zhvendosen në një vend ku të mos rrezikojnë jetën dhe shëndetin e familjes së saj.

"Nuk kam asgjë me bletët, por me mënyrën se si mbahen. Dua vetëm një zgjidhje. Po luhet me jetën e fëmijës tim, i cili është alergjik. Nuk mund të jetojmë të izoluar brenda shtëpisë", shprehet ajo.

Qytetarja apelon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që garanton sigurinë e familjes, por edhe respekton aktivitetin e bletarisë në përputhje me rregullat. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)