Lajme Zone
FBI heton një tjetër sulm kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale në SHBA
TeknologjiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

FBI heton një tjetër sulm kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale në SHBA

FBI-ja ka nisur hetimet për një tjetër shkelje serioze të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, pasi hakerat dyshohet se kanë depërtuar në sistemin qendror të informacionit kriminal, të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të policisë.

FBI-ja ka nisur hetimet për një tjetër shkelje serioze të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, pasi hakerat dyshohet se kanë depërtuar në sistemin qendror të informacionit kriminal, të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të policisë. Në qendër të hetimit është Qendra Kombëtare e Informacionit për Krimin (NCIC), një platformë kyçe që shërben për shkëmbimin e të dhënave mbi urdhër-arrestet, historikun kriminal dhe verifikimet e personave. Sipas CNN, duke cituar burime të njohura me hetimin, ndërhyrja e re u zbulua gjatë ditëve të fundit dhe përbën incidentin e dytë të këtij lloji brenda pak muajsh. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e sulmuesve, shkallën e ndërhyrjes apo nëse të dhënat sensitive janë komprometuar. FBI-ja nuk ka dhënë ende një koment zyrtar. NCIC konsiderohet një infrastrukturë thelbësore për funksionimin e agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, pasi mundëson shkëmbimin e shpejtë të informacionit ndërmjet strukturave policore në të gjithë vendin. Incidenti vjen në një periudhë shqetësimesh në rritje për sigurinë e infrastrukturës dixhitale amerikane, pas raportimeve për ndërprerje të sistemeve që kanë prekur sektorin bankar, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe sistemin e kontrollit të trafikut ajror të FAA-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fbi sulm kibernetik