Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Nisma synon të vijojë reformën përtej riorganizimit të hartës territoriale, duke u përqendruar te funksionet e bashkive dhe shërbimet vendore, financat dhe zhvillimi rajonal. Pas përfundimit të punës së komisionit të fazës së parë dhe miratimit të ndarjes së re territoriale, objektivi është ndërtimi i një modeli më funksional dhe të qëndrueshëm të qeverisjes vendore. LEXO edhe...Ylli Pata: Karma e zgjerimit të skandalit LaCivita në median amerikane Faza e dytë parashikon rishikimin e kuadrit ligjor për vetëqeverisjen vendore, forcimin e kompetencave të bashkive dhe përcaktimin e standardeve minimale të shërbimeve publike. Një tjetër prioritet është reformimi i financave vendore, përmes forcimit të decentralizimit fiskal dhe hartimit të një formule të re të transfertës së pakushtëzuar, bazuar në të dhënat e Censit 2023. Në fokus do të jetë edhe krijimi i një niveli rajonal funksional, në përputhje me politikat e kohezionit dhe kërkesat që lidhen me fondet e Bashkimit Europian. Sipas kërkesës, ndryshimet ligjore duhet të përgatiten në kohë për të mundësuar funksionimin e bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Komisioni i propozuar do të ketë 16 anëtarë, të përfaqësuar sipas grupeve parlamentare dhe një mandat nëntëmujor, me mundësi zgjatjeje të afatit me vendim të Kuvendit. Ai do të shqyrtojë ndryshimet e nevojshme në ligjet për vetëqeverisjen vendore, financat vendore dhe zhvillimin rajonal, si dhe do të ndjekë zbatimin e masave kalimtare për ngritjen e bashkive të reja. Një element i rëndësishëm i punës do të jetë konsultimi me bashkitë, shoqatat e tyre, institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Pranë komisionit parashikohet ngritja e një grupi ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe funksionimi i një sekretariati teknik për mbështetjen e veprimtarisë. Nisma synon gjithashtu të sigurojë përputhshmërinë e reformës me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, duke synuar konsensus ndërmjet forcave politike për një qeverisje vendore më efikase dhe më të financuar. Kujtojmë se Partia Demokratike ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij Komisioni, pasi sipas tyre, kërkesat e opozitës në Komisionin e mëparshëm nuk u morën parasysh nga mazhoranca. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë R.Xh/ReportTv.al kuvend opozita mazhoranca komisioni i posacem parlamentar PD reforma territoriale PS bashkite Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 7117 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

