Lajme Zone
“Favoret për punësim, vepër penale”/ Blushi ironizon Ramën: Po sms e Ballukut me Berberin për tenderat çfarë janë? Qeverisje?!
PolitikëBalkanWeb

“Favoret për punësim, vepër penale”/ Blushi ironizon Ramën: Po sms e Ballukut me Berberin për tenderat çfarë janë? Qeverisje?!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës ku paralajmëronte deputetët e PS-së, se çdo telefonatë për punësim do të konsiderohej ‘vepër penale’.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës ku paralajmëronte deputetët e PS-së, se çdo telefonatë për punësim do të konsiderohej ‘vepër penale’. Blushi theksoi se Rama i kërcënoi deputetët, ndërsa u ndal te mesazhet e Ballukut me Evis Berberin, ku flitej për tenderat. “Rama kërcënoi sot deputetët e PS-së se një telefonatë për punësim do të konsiderohet “vepër penale”. Po SMS-të e zbardhura në dosjen Balluku për paracaktimin e tenderave me vlerë qindra milionë euro për llogari të tij, çfarë janë? “Qeverisje”?

Po firma e tij për bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve, kur ajo kompani nuk ekzistonte as në letra, çfarë është?

Dhe boll me mashtrimin se Shqipëria është kampione e rajonit për mbledhjen e të ardhurave. Në raport me PBB-në jemi të fundit në rajon, me vetëm 28,1%, kundrejt 42% në Bosnje-Hercegovinë, 40,9% në Serbi, 41% në Mal të Zi, 31,7% në Maqedoninë e Veriut dhe 29% në Kosovë.

Je kampion për korrupsion, ryshfet dhe mashtrim! Për keqqeverisje, po se po, se ke shpopulluar vendin nga mbi 1 milion shqiptarë!”, shkruan Blushi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë tedi blushi