Lajme Zone
Fatos Çoçoli: Mijëra apartamente për ata pa mundësi?
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fatos Çoçoli: Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

Strehimi social nuk është vetëm një politikë ndihme për familjet e varfra. Ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

Njëlloj si me pensionistët dy vite më parë, qeveria duket se e ka kthyer vëmendjen të plotë tek të pastrehët. Sot kryeministri foli për 7 mijë çelësa apartamentesh sociale banimi, që do të jenë gati në vitin 2027. Paketa e re ligjore për strehimin, e cila është drejt përmbylljes, parashikon vënien në dispozicion të 7 mijë apartamenteve dhe 2 mijë kredive të buta për familjet në nevojë, ato me të ardhura modeste dhe profesionistët e rinj. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’? Të 2 mijë kreditë do të jenë me interes zero dhe do t’u jepen profesionistëve të rinj dhe çifteve të reja për blerjen e apartamenteve me vlerë deri në 60 mijë euro. Tabela 1. Faktorët që kanë rritur nevojën për strehim social 1. Rritja e çmimeve të apartamenteve2. Rritja e qirave3. Shtimi i kostos së jetesës4. Shtimi i familjeve të cënueshme (me shumë fëmijë, me prindërit e vetëm, me persona me aftësi të kufizuara dhe familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore)5. Përqendrimi urbanPse ndërtimi i apartamenteve sociale është i rëndësishëm për ekonominë tonë? Strehimi social nuk është vetëm një politikë ndihme për familjet e varfra. Ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare. Se pari, ai nxit ndërtimin dhe punësimin. Ndërtimi i apartamenteve sociale krijon kërkesë për punëtorë, materiale ndërtimi, shërbime teknike dhe profesione të tjera. Së dyti, ai ul barrën e qirasë. Kur familjet përfitojnë banesa sociale ose mbështetje për qiranë, një pjesë e të ardhurave të tyre mund të përdoret për ushqim, arsim, shëndetësi dhe konsum. Së treti, redukton pabarazinë. Politikat e strehimit ndihmojnë familjet që nuk mund të blejnë apartamente në tregun e lirë. Se katerti, përmirëson produktivitetin urban. Familjet që jetojnë në banesa të përshtatshme kanë më shumë siguri ekonomike dhe sociale. Së pesti, ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm. Apartamentet sociale të ndërtuara pranë transportit publik, shkollave dhe shërbimeve krijojnë qytete më funksionale. Me mijëra kredi të buta për strehimin Për apartamentet me sipërfaqe më të mëdha, duke qenë se kufiri prej 60 mijë eurosh mund të kufizojë mundësinë për blerjen e banesave më të mëdha, qeveria parashikon një politikë të re mbështetëse për familjet e reja me një ose më shumë fëmijë. Për këtë, do të vihen në dispozicion 3 mijë apartamente, të cilat do të financohen përmes kredive të buta me një normë interesi fikse prej 3 përqind. Këto 3 mijë apartamente me kredi të butë do t’u vihen në dispozicion familjeve të reja, me një ose më shumë fëmijë. Qeveria planifikon të subvencionojë edhe qiratë për 3 mijë apartamentet, duke zgjeruar skemën përtej shtresave në nevojë. Fondi Kombëtar për Strehimin Diferenca e normave të interesit, si për kreditë me interes zero, ashtu edhe për kreditë me normë fikse 3 përqind, do të mbulohet nga një fond që do të krijohet. Do të quhet Fondi Kombëtar për Strehimin. Fondi do të përdorë 3 përqind të të ardhurave që mblidhen nga bashkitë dhe paguhen nga zhvilluesit dhe ndërtuesit, si edhe fondet e Buxhetit të Shtetit, të destinuara për strehimin. Fondi Kombëtar për Strehimin pritet të përmbledhë edhe mekanizma të tjerë financimi dhe kredi që mund të vihen në dispozicion nga institucionet financiare ndërkombëtare. Për shembull, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka një program specifik dhe favorizues për strehimin, i cili pritet të bëhet pjesë e mekanizmave të financimit të Fondit Kombëtar për Strehimin. Përveç produkteve të reja të strehimit, qeveria po mendon të nisë me program të veçantë edhe ndërtimin e disa blloqeve të banesave, të konceptuara sipas modelit “30-40-30”. 30% e banesave do t’u dedikohen banesave sociale dhe shtresave në nevojë apo të dizavantazhuara, 40% do të jenë banesa të përballueshme për familjet dhe individët e shtresës së mesme, 30% e fundit e banesave do të shkojë për shitje në tregun e lirë. U.D/ReportTv.al fatos cocoli Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28.2% Të gabuar 65% Nuk e di 6.8% Vota total: 866 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?