Lajme Zone
Fatos Çoçoli: Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?
PolitikëReport TV

Fatos Çoçoli: Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Për shtetin shqiptar, pasoja më e menjëhershme është se nuk u vendos një masë urgjente, e cila do ta pezullonte plotësisht efektin e ndërprerjes së kontratës së koncesionit. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për situatën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Më 16 shtator 2026, zj. Cecilia Cecilia Carrara, Arbitre e Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtise (ICC) me seli në Londër, nxori Urdhrin e Urgjencës, pas procedurave për hedhjen në arbitrazh, të nisura nga koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në pronësi kryesore të kompanisë MABCO të zotit Behxhet Pacolli, në ankimin kundër shtetit të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në Urdhrin e Urgjencës, Arbitrja Carrara hodhi poshtë kërkesën kryesore të koncesionarit, për të pezulluar plotësisht ndërprerjen e kontratës së koncesionit nga ana e qeverisë së Shqipërisë, duke konstatuar se provat nuk ofronin baza të mjaftueshme ligjore për një pezullim të plotë në këtë fazë urgjente. LEXO edhe...'Programi i Strehimit' përballë krizës së banesave, 7 mijë familje në pritje të mbështetjes, ekspertët: Me 60 mijë euro nuk gjen shtëpi në Tiranë Arbitrja hodhi poshtë gjithashtu kërkesën e koncesionarit për të detyruar qeverinë shqiptare të hynte në procedurë ndërmjetësimi me koncesionarin, për të caktuar një ndërmjetës dhe për të shtyrë procedurat e arbitrazhit me dy muaj. Nga tre kërkesat e koncesionarit, Arbitrja Carrara pranoi dhe urdhëroi më pak të rëndësishmen, por kërkesë e drejtë. Nxori një masë të përkohshme dhe të kufizuar, duke urdhëruar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që të përmbahet përkohësisht nga ushtrimi i të drejtave që rrjedhin nga ndërprerja e kontratës koncesionare, siç janë marrja e kontrollit operacional të Aeroportit, kërkesa për dorëzimin e aseteve, apo zëvendësimi i koncesionarit me një operator tjetër. Këto të fundit janë veprime, që do ta paragjykonin vendimmarrjen e arbitrazhit, kur të formohet trupi gjykues, i cili do ta shqyrtojë çështjen në themel. Ky kufizim mbrojtës mbetet në fuqi, vetëm derisa të formohet zyrtarisht trupi gjykues i arbitrazhit. Zakonisht ICC merr rreth një muaj kohë, për formimin e trupit gjykues. Refuzimi i pezullimit të kontratës koncesionare: një sinjal procedural me peshë Edhe pse nuk është vendim përfundimtar, fakti që arbitreja nuk e konsideroi të mjaftueshme bazën ligjore dhe provuese për pezullimin e plotë të ndërprerjes është i rëndësishëm. Koncesionari kishte kërkuar një ndërhyrje urgjente, e cila do të ndryshonte situatën e krijuar pas vendimit të qeverisë shqiptare. Në vend që të urdhëronte kthimin e menjëhershëm të status quo-së(gjendjes së mëparshme), të kërkuar nga koncesionari, arbitrja Carrara zgjodhi të mos e japë këtë masë. Kjo do të thotë se, në këtë fazë procedurale, nuk u krijua bindja e nevojshme për një ndërhyrje të tillë urgjente. Edhe kërkesa për ndërmjetësim u rrëzua Një tjetër element i rëndësishëm i Urdhrit të Urgjencës të arbitres së ICC-së është refuzimi i kërkesës së koncesionarit, që qeveria shqiptare të hyjë në një procedurë ndërmjetësimi me koncesionarin, që të caktohej një ndërmjetës dhe që procedura e arbitrazhit të shtyhej me dy muaj. Edhe ky vendim ka rëndësi procedurale. Koncesionari kërkonte të krijonte një hapësirë për zgjidhje të negociuar të konfliktit përpara vazhdimit të procedurës arbitrazhore. Arbitrja e ICC-së nuk e pranoi këtë kërkesë. Çfarë do të thotë Urdhri i Urgjencës për qeverinë shqiptare? Për shtetin shqiptar, pasoja më e menjëhershme është se nuk u vendos një masë urgjente, e cila do ta pezullonte plotësisht efektin e ndërprerjes së kontratës së koncesionit. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për situatën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Nga vetë natyra e Urdhrit, ekziston një hapësirë e rëndësishme për shtetin shqiptar, që të shqyrtojë zgjidhje konkrete për përfundimin e Aeroportit, nëse kjo bëhet në përputhje me kontratën, vendimet e arbitrazhit, legjislacionin shqiptar dhe rregullat për prokurimin publik. Kjo është parësore për qeverinë dhe ne si qytetarë, pasi të dyja palët duam që Aeroporti i Vlorës të nisë funksionimin sa më shpejt. Kuptohet, si qytetarë duam edhe që dëmshpërblimi i kërkuar nga koncesionari, nëse arbitrazhi i ICC-së vendos në favor të tij, i përfolur në media në masën e 400 milionë eurove, të mos rëndojë mbi buxhetin e taksave tona. Por kryesorja, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës duhet përfunduar së ndërtuari dhe të hyjë në funksionim një orë e më parë! Atë nuk e presin me padurim vetëm vlonjatët. Aeroportin e Vlorës e pret turizmi i mbarë Shqipërisë, transporti, punësimi, investimet dhe zhvillimi ekonomik i Jugut të vendit. Çfarë do të thotë Urdhri i Urgjencës për koncesionarin? Për koncesionarin, Urdhri i 16 shtatorit i ICC-së e bën më të vështirë arritjen e objektivit të menjëhershëm, për rikthimin ose pezullimin e efekteve të ndërprerjes së kontratës së koncesionit, përmes një mase urgjente. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse masat e përkohshme kanë pikërisht funksionin e mbrojtjes së pozitës së një pale gjatë kohës që arbitrazhi shqyrton çështjen në themel. Me refuzimin e masës së kërkuar, koncesionari duhet të vazhdojë betejën kryesore nëpërmjet argumenteve dhe provave mbi vetë kontratën dhe ndërprerjen e saj. Dhe një hollësi e fundit, Urdhri i Urgjencës ngarkon koncesionarin të paguajë shpenzimet e arbitrazhit. Në gjyqet tona, por edhe në jurisprudencën anglosaksone, zakonisht shpenzimet e gjyqit i lihen palës humbëse të një gjyqi. Xh.K/ReportTv.al fatos cocoli aeroporti i vlores Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4522 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?