Lajme Zone
Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë! Në kërkim shqiptaro-izraeliti me tre identitete
Të tjeraReport TV

Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë! Në kërkim shqiptaro-izraeliti me tre identitete

Punonjësja e një njësie administrative në Tiranë dhe një 30-vjeçar me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë pezulluar nga detyra.  Në kërkim është shpallur shqiptaro-izraeliti

Punonjësja e një njësie administrative në Tiranë dhe një 30-vjeçar me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë pezulluar nga detyra. Ndërkohë në kërkim është shpallur shqiptaro-izraelit me tre identotete (David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu). Sipas njoftimit të Propkurorisë, 41-vjeçari i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, dyshohet se ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar, ndërsa 44-vjeçarja dhe 31-vjeçari dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur. LEXO edhe...Vidhte lokalet njëri pas tjetrit në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Dyshohet se goditi 16 biznese, ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër (VIDEO) Sipas hetimeve Indrit Aliu rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, dhe më datë 27.11.2025 nga ana njësisë administrative nr.5 Tiranë, ku ky person rezulton banor, u konstatua ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike dhe ju vendosën gjeneralitetet e mëparshme nga David Isaac në Indrit Kolleshi. Më pas më datë 29.12.2025 me një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit nga njësia Administrative nr.3 Bashkia Tiranë u kryen veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga Indrit Kolleshi në David Isaac të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga 41-vjeçari. Njoftimi i Prokurorisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ në mungesë për shtetasin nën hetim D.I. alias I.K. alias I.A,. i dyshuar për veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal si dhe masat e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit O.O. punonjëse në njësinë administrative nr.3 në Tiranë dhe shtetasin A.K., IT në Drejtorinë e Përgjithshmë të Gjendjes Civile, në Ministrisë së Brendshme. Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 5052 të vitit 2026, rezultoi se shtetasi I.A. i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, me veprimet e tij aktive ka cenuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe marëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit. Personi nën hetim, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke përdorur dokumente të falsifikuara për t’u pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi I.A. alias I. K., rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në D.I., në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, dhe më datë 27.11.2025 nga ana njësisë administrative nr.5 Tiranë, ku ky person rezulton banor, u konstatua ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike dhe ju vendosën gjeneralitetet e mëparshme nga D. I. në I. K. Më pas më datë 29.12.2025 me një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit nga njësia Administrative nr.3 Bashkia Tiranë u kryen veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga I.K. në D.I., të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky shtetas. Organi procedues çmon se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin 10129 datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga ky shtetas të jetë të falsifikuara. Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë O.O. duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit. Kjo shtetase ka pasur të dhënat në sistemin e gjendjes civile dhe nuk duhet të pranonte këtë dokument si të vlefshëm për të vijuar me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit. Organi procedues çmon se, dokumenti i emërtuar si certifikatë e Ministrisë së Brendshme Izraelite, nuk mund dhe nuk duhet të ishte i vlefshëm, i pashoqëruar me akte të tjera si kërkesa për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit dhe punonjësja e gjendjes civile ka patur detyrimin për verifikimin dhe analizën dhe të mospranonte regjistrimin e këtij ndryshimi. Ndërkohë që nga hetimet rezulton se ndryshimi i të dhënave është bërë nga një user, mbajtësi i të cilit kishte dalë prej vitesh në pension dhe se nga ky user, janë kryer një numër shumë i lartë veprimesh për ndryshime ne gjendjen civile për persona që kanë probleme me ligjin, të dënuar, të deportuar nga vendet e Bashkimit Evropian etj. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre” për personat nën hetim O.O. dhe A.K. Lajm ne perditesim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Indrit Aliu Tirane David Isaac Falsifikim dokumentesh Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.2% Vota total: 2138 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?