Lajme Zone
Falja e gjobave dhe paqja fiskale/ Treska: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalish
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Falja e gjobave dhe paqja fiskale/ Treska: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalish

Zbatimi i faljes së detyrimeve dhe skemës së pagesës 50 me 50 ka dhënë rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave dhe pastrimin e plotë të profileve tatimore të bizneseve. Kontabilistja Etleva Treska e vlerëson këtë proces si një veprim rrënjësor që u dha zgjidhje subjekteve që kishin mbetur peng i borxheve të pashlyera. Ajo thekson se bizneset duhet të ruajnë faturat e tyre fiskale për të përfituar nga këto masa lehtësuese.

“Opsioni për të paguar gjysmën, që të falet gjysma ka qenë aktive. Sa i përket mbledhjes së të ardhurave të dyja kanë funksionuar, si ligji i faljes, po ashtu edhe mbledhja 50 me 50. Shumë subjekte që rezultonin me detyrime nuk ishin çregjistruar dhe rezultonin aktiv, por ato kishim mbetur peng të faljes së detyrimeve. Faqet tatimore të çdo biznesi është pastruar totalisht. Shoh një veprim rrënjësor. Ka shumë hapa pozitivë. Rimbursimi nuk është vetëm në letra, është zbatuar. Ato që nuk arritën që në vitin 2025 nuk arritën që të kishin fatura, duhet të ruajnë faturat fiskale që të përfitojnë”, tha Etleva Treska. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Etleva TreskaFalja e gjobavepaqja fiskale