Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ka shpallur vendimin për gjashtë zyrtarë të bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në tendera, me vlerë 1 milion euro.
Bëhet fjalë për Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica.
Sipas informacioneve, ato u gjetën fajtorë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të një dosje tjetër. Dënimet respektive për zyrtarët: -Sara Xhepa 120 orë shërbim prove
-Dorjan Spaho 120 orë shërbim prove
-Roklejd Malko 120 orë shërbim prove
-Vojsava Leçini liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike
-Elbareta Nishica liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike
-Fatos Veliu liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

