Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me minutazhin mediat të partive politike në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan të dhënat nga monitorimi i kryer nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për muajin qërshor, duke theksuar se Partia Demokratike ka pasur më shumë kohë mediatike në radiot dhe televizionet kombëtare sesa Partia Socialiste.
Rama shkruan se këto të dhënat tregojnë me fakte kokëforta se se vendi nuk ka lidhje me autokracitë dhe as me regjimet. “Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet - ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre - vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë”,-shkruan Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

