TIRANË- Në moshën 36-vjeçare, Klodiana Spahiu u bë deputete për herë të parë. Prej vitit 2009, ajo qëndroi në karrigen e ligjvënësve deri më sot, ku gjithashtu është nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. 17 vite më pas, në moshën 53-vjeçare, Klodiana Spahiu merr postin më të lartë gjatë karrierës së saj politike; ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Lëvizja vjen pas dorëheqjes së Evis Salës, (më 2 shtator) ministres më jetëshkurtër të shëndetësisë të 4 mandateve të qeverisë Rama nga 2013-a, pa mbushur vitin në detyrë. LEXO EDHE:Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, Spahia: Ku ndodhi thyerja e besimit? Qytetarët meritojnë transparencë Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet për mjekësi dhe ka mbajtur veshur bluzën e bardhë në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT. Ka punuar mjeke kardiologe në spitalin e Durrësit për 6 vite, spital që për pak muaj edhe e drejtoi. Gjatë viteve të aktivitetit parlamentar, Klodiana Spahiu ka qenë pjesë e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si dhe ka drejtuar apo qenë anëtare e grupeve të miqësisë. Spahiu, ka një përvojë edhe në fushën e pedagogjisë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore" Evis Sala, e ardhur nga një karrierë e gjatë shkencore dhe mjekësore ndërkombëtare, njoftoi dorëheqjen e saj të mërkurën gjatë mbledhjes së qeverisë në kryeministri, ku tha se synon të vijojë me projektet e saj akademike. Në një deklaratë publike më pas, ndau edhe mirënjohjen për kryeministrin për besimin që mori në drejtimin e një institucioni me sfida të mëdha, siç ajo theksoi “Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një detyrë apo me një institucion.”, u shpreh Sala. Evis Sala pasoi në Ministrinë e Shëndetësisë, Albana Koçiun, sot zv/kryeministre, ndërsa nga 2013, këtë dikaster e kanë drejtuar edhe Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu. Për të kaluar në karrigen e ministres, Klodiana Spahiu do të duhet të presë dekretin e emërimit nga presidenti Bajram Begaj, i cili del brenda 7 ditëve nga propozimi i kryeministrit. Spahiu do të marrë zyrtarisht detyrën pasi dekreti të votohet në Kuvend, e më tej të betohet para kreut të shtetit. Ministrat e Shëndetësisë gjatë qeverisë ‘Rama’Shtator 2013 – Mars 2017 Ilir BeqajShtator 2017 – Shtator 2023 Ogerta ManastirlliuShtator 2023 – Shtator 2025 Albana KociuShtator 2025 – Shtator 2026 Evis SalaShtator 2026- Klodiana Spahiu SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Evis Sala Klodiana Spahiu ministria e shendetesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sami: 03/09/2026 14:53 Urime Klodi e meriton shpresojmë te ndryshosh gjendjen ne shendetesi Përgjigju denis: 03/09/2026 14:17 Klodi është një zonjë e vërtetë.....urime dhe suksese në këtë detyrë të vështirë... Përgjigju Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.1% Vota total: 1178 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
