Lajme Zone
Evazioni fiskal i Bankers/ GJKKO heq ndalimin e daljes nga vendi për Leonidha Çobon, mbetet në fuqi masa për detyrim paraqitje
Të tjeraShqiptarja

Evazioni fiskal i Bankers/ GJKKO heq ndalimin e daljes nga vendi për Leonidha Çobon, mbetet në fuqi masa për detyrim paraqitje

Sipas njoftimit të GJKKO, më 12 tetor Çobo kishte ankimuar masën e sigurisë. Më 1 prill, Çobo u lirua nga qelia dhe u la në detyrim paraqitje si dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.

Gjykata e Posaçme ka hequr masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Leonidha Çobon, ish CEO-s së Bankers Petroleum. Sipas njoftimit të GJKKO, më 12 tetor Çobo kishte ankimuar masën e sigurisë. Më 1 prill, Çobo u lirua nga qelia dhe u la në detyrim paraqitje si dhe iu ndalua dalja jashtë vendit. Masa e detyrimit të paraqitjes mbetet ende në fuqi. LEXO EDHE:Dështimi i seancës në GJKKO për shkak të mungesës së avokatëve, Kryemadhi: Po më pengohet e drejta e mbrojtjes dhe normaliteti i jetës! (VIDEO) Akuzat mbi të janë “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në", "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskryerje e detyrave nga organet tatimore". Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J r.k. Shqiptarja.com TAG: Leonidha Cobo Bankers Petroleum GJKKO Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5020 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?