Lajme Zone
Kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për gjyqin e Saimir Tahirit! SPAK: Të dënohet edhe për trafik droge
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për gjyqin e Saimir Tahirit! SPAK: Të dënohet edhe për trafik droge

Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën e 10 dhjetorit për gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili kërkon pafajësinë. Relator do të jetë Enton Dhimitri. Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg. Të dyja palët kanë bërë rekurs në 2022. Vendimi i Apelit të Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 3 vite e 4 muaj. Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit pa e shlyer gjithë dënimin për shkak të disa rrethanave familjare. LEXO EDHE:Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve (VIDEO) -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J G.MO Shqiptarja.com TAG: saimir tahiri gjykata e larte apeli i gjkko Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.5% Nuk e di 9.8% Vota total: 41 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?