Lajme Zone
Evazion fiskal në mbi 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Evazion fiskal në mbi 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

Mbi 1 milion euro detyrime të papaguara ndaj shtetit. Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shoqërinë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj të akuzuar për fshehje të të ardhurave.

Sipas organit të akuzës, gjatë viteve 2017 dhe 2018, shoqëria nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën e mbi 133 milionë lekëve.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, detyrimi i përgjithshëm i shoqërisë ndaj buxhetit të shtetit, duke përfshirë edhe gjobat dhe interesat, arrin ne mbi 1 milion euro. Hetimet janë kryer përmes kontrolleve tatimore, verifikimit të të dhënave bankare, deklarimeve të klientëve të shoqërisë dhe ekspertimit kontabël.

Prokuroria e Fierit e ka referuar çështjen në gjykatë për veprime të mëtejshme/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet prokuroriaTiranë